Ballkani Nuk Është Treguar Kurrë Kështu

 

Gürkan Biçen

 

 

 

 

 

     Shëtitësi i famshëm që jeton në Gjermani, Ibrahim Sedijani i njohur edhe me pseudonimin “Evlija Çelebiu Modern”, këtë herë shkon në Ballkan. Sedijani i cili është një kurd i Turqisë, në muajin Nëntor të vitit 2010 organizoi një shëtitje katër ditore për Bajramin e Kurbanit në Shqipëri dhe Maqedoni. Këtë shëtitje fillon ta shkruajë nën titullin “Hyrje Në Portën Më Të Kyçur Të Ballkanit”.

     Ibrahim Sedijani i cili është i njohur për shkrimet në lidhje me shëtitjet në vende të ndryshme të botës, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për njohjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Turqi dhe Evropë. Ai e prezanton Shqipërinë dhe Maqedoninë me anët më të panjohura të tyre dhe na jep të dhëna shumë interesante për të cilat askush nuk ka shkruar deri më sot.

     Shkrimet e shëtitjeve që ka bërë gazetari, shkrimtari, letrari dhe poeti Ibrahim Sedijani, nuk i ngjajnë asnjë lloji të këtyre shkrimeve. Ai i shkruan këto shëtitje në një mënyrë shumë origjinale dhe përdor një stil të shkruari të cilën e ka zhvilluar vetë. Në shkrimet e shëtitjeve të Sedijanit ke mundësinë  të ndjesh rrjedhën e shkrimit prej ndjenjës tek mendimi, prej diturisë tek imagjinata, prej hidhërimit tek gëzimi, prej dramës tek humori dhe çdo lloj ndjenje tjetër. Veçanërisht kur tregon për ndonjë vend, e bën këtë pa anashkaluar asnjë dimension. Ai i prezanton vendet të cilat i viziton me të gjitha anët që e karakterizojnë atë vend si gjeografia, arti, letërsia, politika, ekonomia, kultura, jeta shoqërore, muzika, sporti dhe të gjitha specifikat e tjera.

     Ai më herët ka shëtitur Pakistanin, Egjiptin, Francën, Gjermaninë, Liechtensteinin, Svicrën, Italinë dhe Republikën Çeke. Shkrimet e Ibrahim Sedijanit në lidhje me këto shëtitje reflektuan bujshëm në publikun evropian dhe atë turk. Për këtë arsye ai mori letra falënderimi nga Ministria e Turizmit të Principatës së Liechtensteinit, e Asaj të Vorarlbergut të Austrisë dhe nga Kryetari i Bashkisë së Qytetit Lazne të Republikës së Çekisë.

     Në lidhje me shkrimet e Sedijanit kanë bërë artikuj edhe gazetat e Liechtensteinit dhe Gjermanisë. Ndërsa filozofi gjerman me famë botërore Gerhard Zwerenz, e krahasoi Ibrahim Sedijanin me filozofen legjendare, aktivisten  gjermano – izraelite Hannah Arendt.

     Këtë herë, destinacioni i radhës së këtij shëtitësi të famshëm ishte zona e Ballkanit. Ai shëtiti nëpër Shqipëri dhe Maqedoni. Në Shqipëri vizitoi Tiranën, Mushqetën, Ibën, Mangullin, Mulletin, Ulzën, Burrelin, Klosin, Elbasanin dhe Qafë Thanën. Ndërsa në Maqedoni vizitoi  Strugën dhe Ohrin. Shkrimin e tij në lidhje me shëtitjen në Ballkan e botoi pjesë pjesë nën titullin “Hyrje Në Portën Më Të Kyçur Të Ballkanit”.

    Deri tani ka botuar 13 pjesë të këtij seriali shkrimesh dhe ende nuk e ka mbaruar. Ai i botoi këto shkrime së bashku me fotografi të bukura që i ka bërë në Shqipëri dhe Maqedoni. Kështu që lexuesit, përveç njohurive interesante që përfitojnë, kanë mundësinë të shohin më konkretisht vendet të cilat ai ka shëtitur. Gjëja më interesante që të tërheq vëmendjen në shkrimet e Sedijanit në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë, është se ai, çdo kapitull të serialit të shkrimit me titull “Hyrje Në Portën Më Të Kyçur Të Ballkanit”, e fillon me një fjalë të urtë shqiptare në pjesën ku flet për Shqipërinë dhe fjalë të urta maqedonase kur flet për Maqedoninë. Fjalët e urta i jep në formën origjinale dhe me përkthim në turqisht.

     Mbase në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shkruajtur me qindra libra dhe artikuj, por në këtë lloj stili është hera e parë që shkruhet.

     ALB DRËJTESIA

     31 MARS 2011

balkan 1

balkan 2

balkan 3

1109 Total Views 1 Views Today
Twitter'da Paylaş     Facebookta Paylaş

Bir cevap yazın

E-posta hesabınız yayımlanmayacak. Gerekli alanlar * ile işaretlenmişlerdir